Në Klinikën e Pediatrisë, përkatësisht në Repartin e Hemato-Onkologjisë, sot është bërë ceremonia e dorëzimit të çekut, me rastin e mbarimit te fushatës shumë të suksesshme te stafit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për fëmijët me kancer në QKUK.
“Çeku i është dorëzuar organizatës Care for Kosovo Kids, e cila për disa vjet ka ndihmuar dhe ndihmon me terapi fëmijët me kancer.
Në këtë ceremoni morën pjesë, drejtori i SHSKUK, dr. Basri Sejdiu, Neil Taylor, shef i Zyrës së Berzh për Kosovë, Sevim Cinci, nga OJQ, Care For Kosovo Kids, drejtoresha e Pediatrisë, dr. Drita Telaku, dr. Violeta Grajqevci, shefe e Hemato-Onkologjisë dhe stafi i repartit”, thuhet në njoftimin për media.
Stafi nga zyrat e BERZH-it në Prishtinë, Tiranë dhe Londër, kanë mbledhur rreth 80,000 euro për fëmijët me kancer gjatë vitit të kaluar, të cilat janë rritur me një donacion shtesë prej 50,000 € nga BERZH-i në Londër.
OEK thirrje Qeverisë për përfshirje në projektet rajonale të...
Sulm me thikë në Londër, raportohet për të lënduar
Goditet kontrabanda në kufi me Serbinë, sekuestrohen 155 kil...
Theret me thikë një i ri në Sarandë
PSRK mirëpret dënimin e Sllobodan Radenkoviq: Vendimi forcon...
Alarme për bomba në disa shkolla në Shkup, policia në terren