Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica raportoi sot para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, në lidhje me gjendjen ekzistuese të të rinjve dhe të miturve të cilët punojnë në sektorin privat.
Reçica i informoi deputetët rreth mekanizmave për parandalimin dhe eliminimin e punëve të rënda të fëmijëve dhe përpjekjeve që po bënë MPMS për mbrojtjen e fëmijëve nga punët e rënda, sidomos në avancimin e legjislacionit.
Ministri tha se Ligji aktual i Punës lejon lidhjen e marrëdhenies së punës nga mosha 15 deri 18 vjeç, në ato aktivitete ekonomike që nuk janë të dëmshme për zhvillimin dhe shëndetin e fëmijëve.
Gjatë mbledhjes së komisionit ministri pranoi një sërë pyetjesh nga deputetët në lidhje me fëmijët që kërkojnë lëmoshë në rrugë, sigurisë dhe shëndetit në punë, aksidenteve dhe vdekjeve në vendin e punës, konkretisht rreth rastit të fundit të vdekjes në vendin e punës të një personi të moshës 17 vjeçare në Prizren.
I pari i MPMS-së theksoi se dikasteri që drejton është i përkushtuar në zbatimin e legjislacionit mbi parandalimin e punëve të rënda të fëmijëve dhe në rritjen e mirëqenies së fëmijëve të të gjitha kategorive, si dhe në rritjen e sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës ku përkitazi me këtë janë ndërmarë një sërë hapash konkret.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...