Franca është finalistja e parë e Botërorit, falë triumfit minimal 1-0 ndaj Belgjikës, me gol të shënuar nga Umtiti.
Paul Pogba ka bërë një dedikim shumë të veçantë për triumfin e francezëve, duke kujtuar 12 fëmijët tajlandezë, që dolën dje nga shpella, ku kishin mbetur prej datës 23 qershor.
“Kjo fitore shkon për heronjtë e ditës së sotme. Jeni treguar shumë të zotë djema. Bravo!”, shkroi Pogba në Twitter, ndërsa shoqëronte postimin me foton e 12 sportistëve të vegjël, që rrezikuan jetën në një shpellë në Tajlandë.
Mesfushori i Manchester United shikohet si ylli i Francës, por pavarësisht se ka qenë në fushë në çdo takim, nuk është ngritur asnjëherë në nivelin e pritshmërive me lojën e tij.

Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...