Një nga aktivistët më të mëdhenj të demokracisë në Kinë është dënuar me 13 vjet në burg për “përmbysje të pushtetit shtetëror”.
Qin Yongmin, 64 vjeçar tashmë ka kaluar një total prej 22 vjetësh prapa grilave, transmeton portali arbresh.info.
Qin ka refuzuar të “bashkëpunojë me gjykatën” dhe ka qëndruar i heshtur përgjatë gjykimit, tha avokati i të drejtave të njeriut Lin Qilei për AFP.
Verdikti fajësues u konfirmua nga Gjykata e qytetit Wuhan në Kinën qendrore.
Frances Eva, studiuese e OJQ-së për Mbrojtësit e të Drejtave të Njeriut në KQZ, tha se Qin ishte “ndjekur penalisht për besimin e tij në një Kinën demokratike, si dhe për veprimet e tij në avokimin për të drejtat e njeriut”.
“Autoritetet nuk kanë qenë në gjendje të ndërtojnë një rast kundër tij pavarësisht tri viteve të hetimit”, shtoi ajo.
Qin është një bashkë-themelues i Partisë Demokratike të Kinës dhe u fut në burgim 12-vjeçar në vitin 1998, pasi u përpoq të regjistrohej zyrtarisht. Një vit më vonë, ndërsa ishte ende në burg, ai u propozua për Çmimin Nobel të Paqes./Arbresh.info/
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave