Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i ka kërkuar falje kryeministres së Serbisë Ana Brnabiq për shkak të arrestimit të pesë serbëve në rajonin e Gjilanit, thotë të ketë marrë vesh nga burimet e veta gazeta e Beogradit “veçernje novosti”.
Sipas burimeve që kjo gazetë thotë t’i ketë, Haradinaj në margjina të samitit në Londër ka kërkuar që të takohet me Bërnabiqin e cila në fillim e kishte refuzuar.
Por, thotë medium serb, me insistimin këmbëngulës të delegacionit nga Kosova, takimi u mbajt pasi që delegacioni kishte kërkuar që vetë Haradinaj të sqaronte çfarë kishte ndodhur gjatë ndërhyrjes së policisë së Kosovës.
Takimi kishte zgjatur dy minuta e Haradinaj ka kërkuar falje për atë kishte ndodhur në Gjilan. Bërnabiq gjoja ke qenë e përmbajtur ndërsa pasi kishte kërkuar sërish falje, Haradinaj ka thanë se as vetë nuk ishte i njoftuar me detajet.
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër