Juventusi ka thyer rekordin për transferime në Serie A me nënshkrimin e Cristiano Ronaldos, vetëm dy vite pasi e bëri një gjë të tillë me Gonzalo Higuainin.
Superylli portugez iu bashkua “Zonjës së Vjetër” për 100 milionë euro duke nënshkruar kontratë katër vjeçare që besohet se i siguron atij 30 milionë euro për sezon, transmeton portali arbresh.info.
Derisa pritet që kompania mëmë e “Bianconerëve”, Exor, do të mbuloj një pjesë të saj me sponsorizimet – Ronaldo mund të bëhet fytyra globale e kompanisë Ferrari duke qenë kështu lojtari me pagën më të madhe ndonjëherë në Serie A.
Ronaldo gjithashtu është transferimi më i shtrenjtë në histori të ligës kryesore të Italisë, para Gonzalo Higuainit gjithashtu për të cilin “Zonja e Vjetër” pagoi 94 milionë euro me transferimin e tij nga Napoli në vitin 2016.
Para kësaj, rekord u thye 16 vite më parë në Serie A me transferimin e Hernan Crespos te Parma për 56.81 milionë euro./arbresh.info/
OVL-UÇK përkrah protestën e studentëve në Shkup: Mbrojtje e ...
Trump: Irani mund të shkatërrohet brenda një nate
KRU Prishtina: Deri nesër “Dardania” mbetet pa ujë
Akademia e Shkencave e Shqipërisë në mbështetje të studentëv...
Nuk ka minuta për Zhegrovën, Juventusi merr fitoren e radhës...
Trump flet për misionin e shpëtimit të pilotit: Shfaqje e ja...