Cristiano pritet të arrijë të hënën për testin mjekësor, por çmimi i aksioneve te Juventusi tashmë është rritur për 35 për qind brenda një jave.
Transferimi prej 105 milionë është konfirmuar nga Real Madridid dhe Juventusi përmes deklaratave të publikuara nga uebfaqet zyrtare, transmeton portali arbresh.info.
Është thënë se një partner sponsori do të luaj tarifën madhështore, por thjeshtë lajmi për arritjen e tij i ka sjellë një numër të madh të ardhurash klubit.
Çmimi i aksioneve te Juventusi është rritur për 34.8 për qind gjatë javës, qysh pas lajmeve të para rreth ofertës së shtruar për Ronaldon nga 2 korriku.
Aksionet e tyre janë në nivelin më të lartë që nga 10 maj i vitit të kaluar, kur ata goditën shifrën prej 0.9655 euro dhe sot janë afër asaj me 0.898 euro.
Vetëm një javë më parë, çmimi i aksioneve të Juves ishte 0.6660 euro./arbresh.info/
@cristiano https://t.co/88xFtX3Xw4 #CR7Juve pic.twitter.com/nnG0N4074U
— JuventusFC (@juventusfc) July 10, 2018
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj