Pas kalimit nga Real Madridi në Juventus, Cristiano Ronaldo do të përballet me ish skuadrën e tij më shpejtë seç pritej.
33-vjeçari do t’i bashkohet kampionit në Serie A për një tarifë që mësohet të jetë prej 105 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Sulmuesi portugez pritet t’i bashkohet bashkëlojtarëve të rinj në turneun e tyre parasezonal ku ata do të luajnë kundër Real Madridit në International Champions Cup në Washington te stadiumi FedEx Field.
Juventusi do të luaj kundër Bayern Munichut, Benficas dhe skuadrës MLS All-Stars para se të përballet me ish skuadrën e Ronaldos të shtunën më 4 gusht.
Fituesi i pesëfishtë i Ligës së Kampionëve ka një rekord impresiv ndaj skuadrës së tij të re. Ai ka shënuar dy herë në fitoren 4 me 1 të Real Madridit ndaj Juventusit në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2017 në Cardiff./arbresh.info/
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje