Cristiano Ronaldo ka thënë se do të shikoj kohën te Real Madridi si “vitet më të lumtura të jetës sime” pasi konfirmoi largimin për transferim te Juventusi.
Madridi konfirmoi se Ronaldo ka kërkuar t’i bashkohet klubit në Torino dhe ata kanë pranuar kërkesën e tij duke i dhënë fund nëntë viteve të tij në Santiago Bernabeu, transmeton portali arbresh.info.
“Këto vite në Real Madrid, dhe në qytetin e Madridit, kanë qenë ndoshta më të lumturat në jetën time”, ka thënë Ronaldo në një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare.
“Unë kam vetëm mirënjohje të madhe për këtë klub, për këta tifozë dhe për këtë qytet. Unë vetëm mund t’i falënderojë të gjithë ata për dashurinë dhe afërsinë që kam pranuar”
“Megjithatë, unë besoj se koha ka ardhur për të nisur një fazë të re në jetën time dhe kjo është arsyeja pse kam kërkuar nga klubi transferimin tim. Ndihem më atë mënyrë dhe i pyes të gjithë, veçanërisht tifozët, të më kuptojnë”
Brenda 438 ndeshjeve, Ronaldo ka shënuar 450 gola për gjigantin evropian./arbresh.info/
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj