Real Madridi ka zbuluar pse ata e kanë shitur sulmuesin Cristiano Ronaldo te Juventusi përmes një deklarate të shkurtër pas të cilës 33 vjeçari finalizoi transferimin e tij te klubi italian.
Ronaldo iu bashkua Real Madridit nga Manchester United në vitin 2009 dhe ka shijuar një sukses të jashtëzakonshëm në klub, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, këtë verë Ronaldo “shprehi dëshirë” për tu larguar nga Bernabeu dhe Real Madridi nuk kishte zgjidhje tjetër përveç se të shes atë.
“Real Madrid CF ju komunikon që, në përgjigje ndaj dëshirës dhe kërkesës së shprehur nga lojtari Cristiano Ronaldo, ai ka rënë dakord për transferim te Juventusi FC”, ka shkruar klubi në një deklaratë.
“Sot, Real Madridi do dëshironte t’i shpreh falënderim një lojtari që ka shfaqur se është më i miri në botë dhe ka drejtuar klubin në njërën nga epokat më të mira në histori të klubit tonë dhe të botës së futbollit”
“Përveç titujve të fituar, trofetë dhe triumfeve në fushë në këto nëntë vite, Cristiano Ronaldo ka qenë një shembull i punës së madhe, përgjegjësisë, talentit dhe arritjeve”
Ronaldo largohet nga Bernabeu si golashënuesi më i mirë i klubit me 450 gola brenda 438 ndeshjeve./arbresh.info/
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj