Burimet e larta diplomatike të NATO-s thonë se nuk presin ndonjë bllokadë për dhënien e ftesës për Maqedoninë në Samitin e NATO-s.
Nga fundi i muajit qershor, gazeta “New York Times” publikoi informacion sipas të cilës Donald Trump do të mund të bllokojë ftesën për në NATO për Maqedoninë për shkak marrëdhënieve me Vladimir Putin. Sot burimet e larta diplomatike thonë se nuk ka ndonjë indikacion për diçka të tillë.
“Asnjëherë nuk ka pasur ndonjë indikacion se Uashingtoni do të kishte ndryshuar qëndrimin për t’i përmirësuar marrëdhëniet me Rusinë”, janë kategorikisht të bindur diplomatët në NATO, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ambasada amerikane në NATO sot vet e konfirmoj se SHBA dëshiron ta shikoj Maqedoninë anëtare të NATO-s, por theksojnë se më herët për këtë qytetarët ta konfirmojnë marrëveshjen me Greqinë në referendum.
Nga NATO theksojnë se nuk shikojnë se si do të mund të anëtarësohet Maqedonia në NATO nëse dështon referendumi në vend.
Begaj viziton Kishën e Shëngjinit në Lezhë: Dita e shenjtë e...
Drita triumfon ndaj Malishevës, Drenica dhe Prishtina ndajnë...
Kurti përkujton Masakrën e Rezallës: Serbia ende fsheh varre...
Fisnik Asllani flet për golin e bukur, humbjen ndaj Mainz 05...
LVV: Pashkët na rikujtojnë fuqinë e shpresës, ringjalljes dh...
Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të parë