Në Londër po mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, ku po merr pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj.
Ngjarjet qendrore të Samitit fillojnë sot me pritjen e kryeministres së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë, Theresa May për shefat e delegacioneve të vendeve anëtare të Procesit të Berlinit, dhe vendeve anëtare të BE-së të pranishëm në samit, si dhe për përfaqësuesit e Komisionit evropian.
Po ashtu, do të mbahet edhe sesioni plenar i kryesuar nga kryeministrja britanike, ku do të prezantohen planet për Samitin në Varshavë në vitin 2019.
Në këtë sesion plenar, para të pranishmëve do të flasin kryeministri polak Mateush Moravjecki, kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel dhe eurokomisari Johaness Hahn, të cilët do të flasin në temën “E ardhmja e Procesit të Berlinit”.
250-vjetori i pavarësisë, pasaportat e reja amerikane do të ...
Trump urdhëron zgjatjen e bllokadës detare ndaj Iranit
Rritet çmimi i naftës në Kosovë, arrin 1.68 euro për litër
Trump për Merz: Ai nuk e di çfarë po flet për Iranin
Ndodh puthja e parë në Ferma VIP 3 mes Vanesës dhe Indrit
Dragone në Kosovë: NATO rikonfirmon përkushtimin për siguri ...