Kukësi dhe Shkëndija janë dy skuadrat shqiptare që shikohen të si të favorizuara nga kompanitë e basteve për të kaluar raundin e parë në Champions League.
Me një 1,5 kuotohet fitorja e Shkëndijës në ndeshjen e vajtjes që do të zhvillohet këtë të martë në Shkup ndaj skuadrës uellsiane The New Stations ndërsa akoma edhe më i ulët është kualifikimi i kuqezinjve tetovarë vetëm 1,16.
Edhe Kukësi ka mundësi të shkëlqyera për ta kaluar këtë raund. Me 1,53 kuotohet fitorja e Kukësit në ndeshjen e parë që do ta luajë të mërkurën ndaj kampiones së Maltës, Valleta në Loro Boriçi. Më i ulët është kualifikimi i verilindorëve që kuotohet vetëm me 1,2 nga Bet365.
Pak shanse ndërkohë ka Drita për ta kaluar raundin e parë në Champions League. Suksesi i skuadrës gjilanase në sfidën e parë ndaj kampiones së Suedisë Malmo që do të zhvillohet këtë të martë në stadiumin “Adem Jashari” të Mitrovicës kuotohet me koeficientin 8, ndërsa kualifikimi për më tej i kampiones së Kosovës kuotohet me 6,5, pasi tashmë Drita do të ketë përballë një kundërshtar dukshëm superior që synon fazën e grupeve.
Këto vende do të mbesin sot pa rrymë, shkak punimet në rrjet...
Imri Ahmeti ngushëllon për vdekjen e të miturit nga Lipjani:...
Rusia sulmon trenin ukrainas, Zelensky e dënon ashpër aktin ...
Ukraina dhe Rusia së bashku humbën pothuajse 1.8 milion usht...
Hasani: Politikanët në pushtet e kanë kompleks që s’ishin pj...
Nagavci shpreh ngushëllime për vdekjen e nxënësit Zejn Zejnu...