Dukesha e Sussex, Meghan Markle ka sjellë një frymë të re në familjen mbretërore.
Stili i Meghan Markle është kaq i veçantë.
Bashkëshortja e princit Harry ka treguar se pëlqen rozën e lehtë, supet e rëna dhe rripat e hollë që i vendos kryesisht në bel kur vesh fustane të ngushtë pas trupit, shkruan arbresh.info.
Gjatë daljeve të saj publike me ose pa princin Harry, Meghan ka preferuar ngjyrat e zbehta, që asaj i shkojnë shumë. Mirëpo, Dukeshës i shkokan edhe ngjyrat e ndezura, pasiqë gjatë një takimi me të rinjtë së bashku me Princin Harry, Meghan u shfaq e veshur me një fustan të verdhë nga Brandon Maxwell.
Dukesha e Sussex e kishte kombinuar fustanin me një palë këpucë me takë ngjyrë nude.
Meghan Markle është një nga ato vajza me fat që edhe ngjyra e diellit i shkon jashtë mase. /arbresh.info/

“Nuk ishte karton i kuq te Gnabi, pësuam edhe gol shkaku i t...
Fatmir Limaj mban sot konferencë të jashtëzakonshme për medi...
Cilat janë të rejat më të fundit mbi bisedimet e paqes Ukrai...
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës