Është arrestuar Drejtori i Klinikës së Urologjisë në QKUK, Rexhep Kasumaj.
Lajmin e ka konfirmuar për “Indeksonline”, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Mund të ju konfirmojmë se sot me datë 06.07.2018 rreth orës 10:20, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike (DHKEK) pas pranimit të një informacioni nga një qytetar, ka ndërmarr disa veprime policore në drejtim të hetimit të një personi, mbi dyshimin e bazuar të përfshirjes në veprën penale Marrje e Ryshfetit”, ka thënë Hoxha.
Tutje, ai ka shtuar se si rezultat i veprimeve të shpejta të hetuesve policore, është arrestuar në flagrancë i dyshuari M/Sh/K, i cili dyshohet se nga një qytetar ka marrë para për ti kryer shërbime mjekësore.
Hetuesit e DHKEK, në cilësi të provave materiale kanë konfiskuar paratë, ndërsa pas intervistimit me urdhër të Prokurorit i dyshuari është dërguar ne Qendrën e Mbajtjes.
Shumë të vdekur dhe mbi 600 të plagosur nga reshjet e dendur...
Trump kërcënon të bllokojë hapjen e një ure që lidh SHBA-në ...
Pesë punëtorë të kompanisë kanadeze të rrëmbyer në Meksikë g...
Kolegët e arsimtarit që rrahu nxënësin sot mbajnë protestë
SBASHK e mbështet protestën në Shkollën “Pavarësia”, bën thi...
Moti me vranësira dhe shi sot në Shqipëri