Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi deklaroi të enjten në sallën e Kuvendit se “projektligji për Teatrin Kombëtar grabit hapur pronën publike”.
“Ne sot nuk i kemi votat për ta rrëzuar këtë ligj, por e patë shumë mirë se çfarë ndodhi me rrugën në Kukës. Mjaftojnë 100 veta që të zbytheni”, tha Kryemadhi.
Kreu i LSI-së shtoi: “Do të dëshirojë që ky Parlament mos të mbajë mbi shpatulla turpin e vjedhjes së pronës së shqiptarëve. Edhe ne si opozitë bëhemi pis, duam apo nuk duam, nga ky ligj hajdut”.
Kryemadhi nënvizoi se Rama, “me paratë e drogës mbyll gojën e televizioneve, deputetëve, prokurorisë, policisë, dëshmitarëve, por nuk mbyll dot gojën e shqiptarëve”./tch/
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...