Aida Dërguti, ish deputete e Lëvizjes vetëvendosje, dhe tani pjesë e grupit të ndarë nga kjo parti e të kaluar në Partinë Social Demokrate, sot kryesoi seancën e Kuvendit nga cilësia e nënkryetares.
Pozitë kjo ë cilën tash e sa muaj ish partia po kërkon që kjo ta lë, ngase i takon Lëvizjes Vetëvendosje.
Dërguti, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet në Vetëvendosje më 11 dhjetor të vitit të kaluar, derisa pozitën e nënkryetares në emër të këtij subjekti vazhdon ta mbajë ende.
Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ia pati kërkuar dorëheqjen për çka madje Kuvendi pati votuar. Por VV kishte dështuar që mbledhë votat e deputetëve për ta larguar atë nga pozita.
Sipas nenit 67 të Kushtetues së Kosovës, tre poste të nënkryetarit iu takojnë që tri subjekteve më të mëdha parlamentare. Kjo i bie që nënkryetar do të kenë PDK, LDK dhe Lëvizja Vetëvendosje edhe dy janë prej pakicave.
Sipas rezultatit të zgjedhjeve të fundit Parlamentare.
Megjithatë Dërguti nuk e ka ndërmend ta lë këtë pozitë. Ky ishte kryesimi i parë i Dërgutit pas dështimit të largimit të saj nga kjo pozitë parlamentare.

Rama s’merr pjesë në marshin “Drejtësi, jo Politikë” në mbës...
Komandanti i FSK-së uron Pavarësinë e Kosovës
Kurti përmend ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë: Hi...
Liderët e shtetit bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit R...
Begaj uron Pavarësinë e Kosovës: Përulje dhe mirënjohje për ...
Ardit Stafaj largohet nga Big Brother VIP Kosova 4