Sot shteti amerikan feston “4 korrikun- Ditën e Pavarësisë”. Duke marrë parasysh faktin se shteti amerikan konsiderohet si mik i Kosovës, kjo festë festohet edhe tek ne. Po në këtë datë por në vitin 2004 në Kosovë u formua edhe organizata “Miqtë e Amerkiës”.
Për të folur rreth kësaj organizate dhe SHBA-ve në emision veror në RTV 21 ishte i ftuar Agim Rexhepi. Ai zbuloi edhe disa ëtë pathëna gjatë vizitës së ish presidentit amerikan Bill Clinton në Kosovë.
Në vitin 2009. Rexhepi tha se as ish-presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu si dhe as ish- kryeministri Hashim Thaçi nuk kanë qenë të informuar për vizitën e Sejdiut në Kosovë., informacionin ia ka dhënë shoqata “Miqtë e Amerikës”.
Tutje Agim Rexhepi ka tregoi se Thaçi e ka dërguar atë në Amerikë për të biseduar me Clinton për ta bindur atë që të vijë në Kosovë.
“Jo që nuk arrita me pasë takim po i mora katër përgjigje negative që për shkak të agjendës , ky është ekskluzivitet që po e potencoj…aryeja është e thjeshtë për shkak se paraprakisht duhet të kordinohemi për agjendën dy, gjashtë deri në tetë muaj për shkak të sigurisë dhe elementeve tjera përcjellëse …prapë kur jam kthy në Kosovë kam insistu, një farë forme nuk ka qenë organizim i mirë sepse kanë qenë dy ose tre data që do të vendoset shtatorja pa prezencën e presidenti nuk është bërë kjo punë, edhe ka qenë një pyetje direkte nga presidenti pse nuk është vendosur”, tha Rexhepi.
‘1 Tetori’ arenë e përballjeve të dy gjysmëfinaleve të kthim...
“Mirë se erdhe në atdhe, babë!”, lirohet Haxhi Shala
‘Dardanët’ në mbështetje të protestës “Drejtësi, jo po...
OVL – UÇK: Prokuroria në Hagë po tenton të kriminalizojë luf...
Situata e Dani Carvajal alarmon Real Madridin, dyshime për n...
Nagavci dënon dhunën në shkollën “Pavarësia”: Asnjë rast nuk...