Thaçi uron Amerikën: Do të ruajmë marrëdhëniet tona speciale me SHBA-të Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 242 vjetorin e pavarësisë së tyre.
Sipas tij, 4 korriku është gjithmonë një ngjarje e veçantë dhe emocionale për qytetarët e Kosovës.
Në një postim në Facebook, Thaçi ka rikonfirmuar zotimin e Kosovës për ruajtjen e marrëdhënieve speciale me SHBA-të.
Postimi i plotë i Thaçit:
“Në Kosovë, festimi i 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, është gjithmonë një ngjarje e veçantë dhe emocionale. Kështu ka qenë, kështu është tani dhe kështu do të mbet për gjithmonë sepse liria jonë, vlerat tona, janë të mishëruara me ato të popullit amerikan.
Modeli amerikan i ndërtuar mbi lirinë individuale, bashkëjetesën ndërmjet popujve dhe komuniteteve të ndryshme, ndarje të pushteteve dhe llogaridhënie, sundim i rendit dhe ligjit janë edhe vlera që ndërtojmë dhe promovojmë edhe ne në Kosovë.
Mirënjohjen tonë e shprehim duke punuar për paqen, fqinjësinë e mirë si parakushte të domosdoshme për integrime euro-atlantike.
Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës i uroj popullit amerikan Ditën e Pavarësisë dhe ri-konfirmoj zotimin tonë për ruajtjen e marrëdhënieve tona speciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, miqësinë tonë të përhershme dhe aleancën tonë në vlerat dhe parimet që na bashkojnë”, ka shkruar Thaçi
Konjufca viziton Odën e familjes Berisha në Siqevë, merr mbë...
Blerim Sallahu takohet me Etem Zejnelin: Shembull i përkusht...
Ukrainë: Një fëmijë në mesin e tre të vrarëve si pasojë e su...
Milani në kërkim të përforcimeve në mbrojtje, tre emra në li...
KQZ mban sot mbledhjen e radhës
Komandanti i KFOR-it: Situata në Kosovë është e qetë, por en...