Banesa e Altin Kurtit në Manzë ka pësuar dëmtime.
Tërmeti i sotëm i ka lënë pa kulm mbi krye. Shtëpia është bërë e pabanueshme dhe, ndërsa ekipi i Top Channel ndodhej në brendësi për të filmuar dëmet, lëkundjet vazhdonin.
Edhe banesa të tjera në fshatin Manzë e Vjetër kanë pësuar plasaritje. Dëme raportohen nga Emergjencat Civile në njësinë administrative Katund i Ri, ku një shtëpi është shembur pasi ka qenë e dëmtuar më herët.
Në Shijak ka rënë çatia e një banese në fshatin Karreç-Kodër. Edhe nga Kruja raportohen dëme me plasaritje dhe dëmtime muresh në shtëpi dhe pallate. Aktualisht po bëhen verifikime nga ana e Bashkive dhe Njësive Administrative, si dhe të shmangin ndonjë abuzim.
Emergjencat Civile të Prefekturës së Durrësit u kërkuan qytetarëve të raportojnë për dëme në numrin e telefonit: 0694117308.
Dëmtime nga tërmeti janë evidentuar edhe në Qarkun e Elbasanit. Deri tani, Emergjencat konfirmojnë dy familje të prekura në njësinë administrative Bradashesh, fshatin Shijon. Po ashtu, problematika janë shfaqur edhe në Cërrik, në pallatin e dëmtuar disa vite më parë po nga tërmeti./tch
Asambleja e PS në Durrës, Rama: Na duhet një mandat më i for...
Vetaksident në Prevallë, humb jetën një shtetas amerikan
Franca në OKB: Përgjegjësit për Banjskën të vihen para drejt...
Kurti nis vizitën në Londër, flet për “kërcënimet e vazhdues...
Ligji për të Huajt, Konjufca: S’është diskriminues, synon pë...
Kurti: Kushtetuta, garancia jonë për demokraci dhe të ardhme...