Kanë kaluar vetëm 4 vite nga përurimi, por objekti i një gjimnazi në Ferizaj duket shumë i vjetër për shkak të pamjes që ka marrë. Në muret e objektit shihen dëmet e mëdha që duken nga rënia e fasadave e telasheve të shumta si ato me ujin në salla.
Drejtori i gjimnazit, Shemsi Berisha, thotë që ata nuk janë bërë asnjëherë rehat në këtë objekt, që prej fillimit të punës aty.
“Më 7 tetor 2014 ka fillu shkolla dhe problemin e parë e kemi pasur me sallën e edukatës fizike që është mbushur me ujë. Dritaret janë të kualitetit shumë të dobëta”, thotë drejtori.
Komuna ka investuar disa herë në këtë komunë, ndërsa në ministri thonë për Klan Kosovën që nuk kanë asnjë njoftim për dëmet në këtë shkollë.
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran