Pickimet e mushkonjave mund të bëhen tepër të bezdisshme kur shoqërohen me kruajtje dhe skuqje të lëkurës.
Ja ku ta gjeni çelësin e shpëtimit:
Vajrat esencialë: Zakonisht vajrat janë përdorur për lehtësim nga pickimet e mushkonjave, si dhe për problemet e tjera të lëkurës. Më të përdorurat janë vaji i rozmarinës, vaji i lisit, livando etj. Hidhni një sasi të vogël të vajit në ujë e më pas shpëlani vendin ku jeni pickuar nga mushkonjat.
Limoni ofron ndihmë efektive në lehtësimin nga kafshimet e insekteve. Edhe lëvoret e tij mund t’ju ndihmojnë. Bakteret dhe papastërtia mund të shkaktojnë infeksione, e këto mund të parandalohen duke dezinfektuar lëkurën me limon.
Qepa: Për të hequr gjithë dëmin e shkaktuar nga kafshimi i mushkonjës, mund të përdorni një shtresë të qepës së papërpunuar. Vendoseni në lëkurën ku keni djegie. Më pas e shpëlani vendin me kujdes, transmeton Shendeti.com.al.
Soda e bukës me ujë: Përzieni pak sodë buke me ujë për të formuar një pastë. Ky ilaç i thjeshtë, që mund ta përgatisni në kuzhinën tuaj, është i dobishëm nëse jeni kafshuar nga mushkonjat. Nuk do të ketë ënjtje dhe djegie pasi ta aplikoni këtë pastë.
Franca: Nuk planifikojmë të dërgojmë anije në Ngushticën e H...
Basha: Kurti i ofroi Osmanit postin e zëvendëskryeministres ...
Deliu-Kodra: PDK-ja nuk ka dashur zgjedhje të reja, përgjegj...
Basha kritikon PDK-në: Nuk propozoi asnjë emër të vetëm për ...
Shpërndahen pajisje bujqësore për 28 fermere në Mitrovicë
Sulmi kibernetik ndaj Kuvendit, DASH: Veprim dashakeq ndaj a...