Trajneri Jorge Sampaoli pritet që të largohet nga stoli i Argjentinës.
Ai pritet që të merr vendimin e tij gjatë kësaj jave. Sampaoli së bashku me Argjentinën u eliminua nga Kampionati Botëror, në fazën e 1/8 së finales, pas humbjes nga Franca me rezultat 4-3.
Federata e Futbollit të Argjentinës pritet që ta merr vendimin gjatë kësaj jave, por nëse këta të fundit vendosin ta shkarkojnë ish-trajnerin e Kilit dhe të Sevillas, atëherë duhet t’ia paguajnë plotë 15 milionë euro. Krejt kjo, pasi Sampaoli ka kontratë me Argjentinën deri në vitin 2022.
Në mediat e huaja menjëherë kanë filluar të shpërndahen emrat e pasardhësve të mundshëm; Maurcio Pochettino (Tottenham), Diego Simeone (Atletico Madrid), Marcelo Gallardo (River Plate), Ricardo Gareca (Peru) dhe Matias Almeyda (Guadalajara).
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran