Pasi shënoi dy herë në paraqitjen katastrofale të Egjiptit në Botëror, ylli i Liverpoolit thuhej se do të pensionohet nga Kombëtarja për shkak të atmosferës që thuhej që mbretëronte në këtë skuadër.
Pavarësisht që ai udhëtojë në Botëror dhe ishte i lënduar, Salah ishte njëri prej lojtarëve të Egjiptit që ishte zhgënjyer shumë me paraqitjen në Rusi.
Pasi nuk luajti në ndeshjen e parë me Uruguain, ylli i Liverpool shënoi dy gola edhe kundër Rusisë ashtu edhe kundër Arabisë Saudite, edhe pse pa efekt.
Raportet po ashtu thanë se Salah u “përdorë” politikisht edhe nga federata e Egjiptit, kryesisht për shkak të asaj se shumicën e kohës e kaloi në Çeçeni, duke pasur edhe takime të ndryshme.
Por, lojtari me anë të një postimi duket se do të vazhdojë ende me Kombëtaren e Egjiptit.
“Dikush mund të mendojë se ka përfunduar por nuk ka përfunduar. Ka nevojë për ndryshime”, ka shkruar ai në një postim në Twitter.
Salah ka bërë 59 paraqitje për Egjiptin duke shënuar 35 gola
Kurti u takua me autorin, gazetarin dhe producentin radiofon...
Flick konfirmohet rikthimin e Ter Stegenit, por ka një lajm ...
Bisedimet në Downing Street, Starmer siguron Zelenskyn për m...
Vazhdon “saga” Salah-Liverpool, egjiptiani nuk f...
Aksion i Doganës, zbulohet barnatore me barna ilegale
OEK dorëzon kallëzimin penal ndaj ZRrE-së për dëmtim të bizn...