Dikush kishte shkrepur plumba një ajër, por fatmirësisht askush nuk ka pësuar lëndime trupore pasi plumbi kishte goditur xhamin e një veture, dje në lagjen Veternik të Prishtinës.
Ky plumb ka mundur të përfundojë në trupin e ndonjë njeriu pasi në vendin ku vetura ka qenë e parkuar ka restorante dhe kënde të lojrave për fëmijë, shkruan Gazeta Express.
Nuk dihet arsyeja pse dje është shtënë me armë në këtë zonë të Prishtinës, mirëpo pronari i veturës rastin e ka hapur edhe në polici.
Kjo dukuri rrezikon jetën e qytetarëve pasi rastet kur plumbat qorr kanë goditur persona të pafajshëm kanë ndodhur edhe më parë në vendin tonë.

Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...