Republika e Kosovës ka marrë pjesë në sesionin e 132-të të Këshillit të Organizatës Botërore të Doganave – OBD-së, e cila po mbahet në Bruksel me pjesëmarrje nga 182 shtete anëtare.
Ky ishte sesioni i 4-të i OBD-së, në të cilin Kosova po merr pjesë si anëtare, që nga janari i vitit 2017.
Në kuadër të këtij sesioni është ri-zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i OBD-së, Kunio Mikuriya; është diskutuar rishikimi i Konventës së Kyotos; ndërtimi i kapaciteteve; programeve për lehtësim të tregtisë që do t’i ofrohen shteteve anëtare dhe çështje të tjera të rëndësishme në fushëveprimin doganor.
“Gjatë punimeve të sesionit, Republika e Kosovës ka ushtruar të drejtat e saj sikurse të gjitha vendet e tjera anëtare, duke marrë fjalën, ushtruar të drejtën e votës dhe duke u konfirmuar nga Këshilli buxheti për kontributet financiare të Kosovës”, thuhet në njoftimin për media të MPJ-së.
“Përkundër përpjekjeve të Serbisë dhe Rusisë për të penguar pjesëmarrjen e Kosovës ato dështuan pas reagimit të delegacionit të Republikës së Kosovës dhe shteteve aleate dhe partnere”, përfundon MPJ.
Ndërkaq, mediat serbe po raportojnë vazhdimisht sot se “është penguar anëtarësimi i Kosovës në OBD”.
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...