Nëse e zini partnerin duke tradhtuar, shanset janë të mëdha se kjo nuk është hera e parë që ai ju ka tradhtuar.
Shumica e tradhtarëve kapen në flagrancë gjatë aferës së tretë, sipas ekspertëve, transmeton Telegrafi.
Mesatarisht merr kohë katër vjet që të ekspozohet një tradhtar – të paktën kështu pohon anketimi me më shumë se 1,000 të rritur, i cili është kryer nga Illicit Encounters.
Përveç këtyre statistikave, studimi gjithashtu ka zbuluar se afera shpie në ndarje vetëm në 15% të rasteve.
Por, duke marrë parasysh se hulumtimi është kryer vetëm me britanikë, ekspertët thonë se çiftet britanike janë duke u bërë si çiftet franceze, ku aferat i shohin si ‘reagim natyral’ në lidhjet që fillojnë të bëhen “bajat”.
Më shumë se 60% e tradhtarëve janë zbuluar nga partnerja gjatë ndonjë faze të martesës së tyre, por vetëm 1 në 10 persona është zënë duke tradhtuar gjatë aferës së parë.
Sipas studimit, 40% e tradhtarëve zbulohen për aktet e tyre përmes mesazheve telefonike, e-maileve, etj.
Kushtrimi flet për raportin me Sasën pas daljes nga Big Brot...
Ushtria meksikane vret udhëheqësin e kartelit të fuqishëm të...
4 milionë euro mbështetje buxhetore për Luginën e Preshevës,...
Parma ‘i bën nder’ Interit, mposht Milanin në ‘San Siro’
Rama: TRAM-i elektrik financohet nga sektori privat
Incidenti i armatosur në rezidencën e Donald Trump, FBI merr...