Këngëtari latin në një kohë shumë të shkurtër ka bërë për vete shumë fansa, mirëpo mesa duket ai pëlqehet edhe nga reperja e njohur Iggy Azalea.
Kjo e fundit e ka treguar simpatinë e saj për Malumën para pak javësh me anë të një video të publikuar në Instastory ku shfaqejduke u relaksuar me bikini teksa dëgjonte një nga këngët e Malumës të cilin e etiketoi në video dhe shkroi: Maluma Baby”.
Por e kemi parë shpesh herë që Iggy Azalea i pëlqen fotot e këngëtarit dhe këtë herë ka lënë një koment në një nga videot e tij ku shfaqet në një avion dhe duke zbritur nga ai.
Reperja e pyet se pse kur zbret nga avioni ka një “skuter” që e pret. Një fanse e etiketon Iggyn dhe i thotë: “sepse ai mundet” dhe reperja australiane i thotë që paska ecur gjatë gjithë kohës si idiote.Shumë fansa të tjerë kanë komentuar duke u thënë që të bëhen çift, madje një prej tyre ka shkruar që Iggy Azalea është arsyeja pse këngëtarja e njohur latine Anita është bërë xheloze për Malumën.
Ndërkohë që një fans tjetër shkruan që ata do të bënin fëmijë shumë të bukur bashkë.

Rama: Katër zyrtarë certifikohen si specialistë të sigurisë ...
Fillon seanca gjyqësore ndaj ish-kreut të KEK-ut, Nagip Kras...
Gjashtë të vdekur nga zjarri në një autobus në Zvicër, dëshm...
Infantino: Trump më garantoi se Irani do të jetë i mirëpritu...
Arrestohet në Vlorë një 23-vjeçar nga Pejë, kapet duke tentu...
Përveçse e turpëroi pas 15 minutave lojë, Tudor as nuk e për...