Gjykata Penale në Shkup sot e dënoi me 2 vite e 10 muaj burg, Petre Zhezhovskin nga Shkupi, pasi ai pranoi fajin për ngjarjet e përgjakshme në Kuvend, njofton Makfaks.
Dje në gjykatë u mbajt seancë pas pranimit të fajit, ndërsa është udhëhequr nga gjykatësja Olja Ristova, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në aktgjykim thuhet se i dënuari Zhezhovski fizikisht ka sulmuar zyrtarin policor, e ka kapur për fyti dhe i ka thënë: “kë e fsheh ti, kë e mbron”.
Më pas ai është drejtuar në sallën e konferencave në Kuvend, ku ka sulmuar fizikisht truprojen e Oliver Spasovskit, Sashe Tasevski.
Kjo është hera e tretë që të dyshuarit për 27 prillin pranojnë fajin, pas Vasko Cungarevski dhe Dimitar Poposki.
Ministri shqiptar i Mbrojtjes: S’ka ndryshim në planet e KFO...
Pas Italisë, Kryeministri Rama udhëton sot drejt Spanjës
Ndryshime në trupën diplomatike-Presidenti Begaj liron nga d...
Komandanti i FSK-së pret në një takim shefin e Shtabit të FA...
Akil Gjakova kërkon medaljen e bronztë në Kampionatin Evropi...
Starmer: Do të bëjmë gjithçka për hapjen e Ngushticës së Hor...