Kryeministri irakian Haider al-Abadi ka urdhëruar ekzekutimin e menjëhershëm të të gjithë terroristëve të dënuar të Shtetit Islamik, si hakmarrje ndaj ekzekutimit të tetë pengjeve nga ky grup.
Abadi “urdhëroi ekzekutimin e menjëhershëm të terroristëve të dënuar me vdekje dënimet e të cilëve kanë kaluar fazën vendimtare”, tha zyra e tij, duke iu referuar të dënuarve, apelet e të cilëve janë shteruar, transmeton portali arbresh.info.
Ai ishte zotuar të merrte hak për vdekjen e pengjeve të ISIS-it, një ditë pasi trupat e tyre u gjetën afër një autostrade në veri të kryeqytetit, Bagdad.
“Forcat tona të sigurisë dhe ushtarake do të marrin hakmarrje të fuqishme kundër këtyre celulave terroriste”, u tha ai zyrtarëve të lartë ushtarakë dhe ministrat.
“Ne premtojmë se do të vrasim ose do të arrestojmë ata që kanë kryer këtë krim,” tha ai.
Trupat, të gjetura të mërkurën në Tel Sharaf në provincën Salaheddin, u dekompozuan dhe ishin të lidhur me xhaketa shpërthyese, tha ushtria.
ISIS pretendoi se ata ishin oficerë të policisë irakiane ose anëtarë të forcës paramilitare Hashed al-Shaabi.
Më shumë se 300 vetë, duke përfshirë rreth 100 gra të huaja, janë dënuar me vdekje në Irak dhe qindra të tjerë me burgim të përjetshëm për anëtarësim në grupin ISIL, kishte thënë një burim gjyqësor në prill./Arbresh.info/
Zvicra drejt zgjatjes së misionit të saj ushtarak në Kosovë ...
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...
Çmimet e derivateve në Kosovë, dizeli deri 1.60 euro, benzin...
Inflacioni në Kosovë arrin 6% për shkak të rritjes së çmimev...
Fjolla Morina gëzon fansat me lajmin e ri