Vija të kuqe nuk do të ketë në procesin final të dialogut me Serbinë, ka deklaruar të enjten presidenti Hashim Thaçi.
Ky paralajmërim ka nxitur reagimin e opozitës, sikur janë shprehur kundër edhe ndaj krahasimit që kreu i shtetit i ka bërë Kosovës me Palestinën e Qipron Veriore, vende këto me shtetësi të kontestuar.
Në një konferencë shtypi të organizuar në rezidencën e tij, presidenti Thaçi ka folur për parimet udhëheqëse të procesit final të dialogut me Serbinë, në të cilin synohet të mbërrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese për të dyja vendet.
“Nuk do të ketë vija të kuqe, sikurse ka pasur Grupi i Kontaktit në rastin e bisedimeve të Vjenës. Do të elaborohen vetëm temat për të cilat pajtohen dy palët, si mundësi që dërgon deri te arritja e marrëveshjes përfundimtare. Nuk do të ketë marrëveshje tjetër të përkohshme. Palët nuk do të lejohet të kushtëzojnë negociatat me këtë apo atë çështje”, ka thënë presidenti Thaçi.
“Kjo është një mundësi që ne nuk guxojmë dhe nuk mund ta humbim. Përndryshe, do të mundë të mbetemi në pozicionet e Palestinës apo të Qipros Veriore”, ka shtuar ai, kur ka folur për nevojën për dialog.
Hungari: Numërohen 21.54% e votave, kryeson Tisza me 128 ulë...
Mblidhen rreth 100 mijë nënshkrime për krerët e UÇK-së, dorë...
Nis publikimi i rezultateve, me 6.5 përqind të votave të num...
Vedat Muriqi dërgon këpucët në muzeun e Mallorcas pasi theu ...
Mbyllja e votimeve, pjesëmarrja masive në Hungari/ Peter Mag...
Agim Ademi e uron Vedat Muriqin pasi hyri në histori të Mall...