Willy Caballero ishte një nga fajtorët më të mëdhenj në humbjen poshtëruese të Argjentinës nga Kroacia me rezultat 0-3.
Ai i dhuroi një top sulmuesit kroat Ante Rebiç i cili shënoi golin e epërsisë. Përkundër kësaj humbjeje, Argjentina ia doli ta kalonte grupin, por Caballero nuk ka qenë në portë në ndeshjen me Nigerinë.
Portieri i Chelseat, tregon se këto ditë kanë qenë të vështira për të dhe familjen e tij, pas kërcënimeve që kanë pranuar ata.
“Tash jam më i qetë. Pas rezultatit pozitiv dhe kualifikimit në raundin tjetër, ajo që më ka ndodhur mua do të kthehet në anekdotë. Fat i keq, gabim, quajeni si të doni”, ka shkruar Caballero në Instagram.
“Ka shumë gjëra të cilat i pranoj, pasi ishte vetëm një gabim në futboll. Por në drejtim timin është treguar mungesë respekti dhe si unë ashtu edhe familja kemi pranuar kërcënime të ndryshme, të cilat e kanë vështirësuar situatën”.
“Por për fat të mirë jam i rrethuar nga njerëz që më përkrahin dhe më kanë ngushëlluar në ato momente”, ka theksuar ai.
Argjentina në 1/8 e finales do të ndeshet me Francën.
AAK vazhdon procesin e zgjedhjeve të brendshme, zgjidhet kry...
Hulumtuesi i IKD-së: Progresi i Shqipërisë, Maqedonisë së Ve...
Tragjedi në Gjakovë – një person vdes në vendin e punës, mbe...
Gjykimi për spiunazh ndaj Shabanit dhe Qerimit mbahet me dye...
Avokati i Popullit publikon raportin për Specialen: Shqetësi...
Dita e Punëtorëve/ Nesër protestohet në Prishtinë