Një person në Prishtinë ka eskaluar duke e parkuar makinën e tij për ta sulmuar fizikisht gruan e tij në sy të fëmijëve dhe personave të tjera.
Ngjarja ka ndodhur afër “Termokosit”, teksa Insajderi ka siguruar pamje nga ky moment. Fillimisht personi ka parkuar veturën dhe më pas ka filluar të ushtrojë dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Prezent në këtë ngjarje shihet edhe një e mitur që dëgjohet duke qarë. Në këtë ngjarje një kalimtare e rastit po ashtu shihet se është konfrontuar me sulmuesin, të cilin ka tentuar ta ndalonte teksa ai sulmonte bashkëshorten e vet.
E gjitha ngjarja besohet të ketë ndodhur në orët e mbrëmjes të së mërkurës. Në raportin e Policisë së Kosovës për ditën e djeshme nuk është raportuar për një ngjarje të tillë.
Videon mund ta gjeni duke klikuar: KËTU
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari