Sindikata e Punëtorëve të Trepçës ka kërkuar nga institucionet e vendit që të hedhin poshtë Draft Statutin për ndërmarrjen Trepça SH.A i propozuar nga Bordi i Trepçës, dhe të hartohet një statut i ri me kyçjen e ekspertëve më të mirë në vend që e njohin problematiken e Trepçës, njofton Klan Kosova.
Në takimin e përbashkët tw shoqatave sindikale te punëtoreve te Trepçës dhe te stafit menaxhues të Trepçës tw thirrur për implementimin e kërkesave te punëtoreve te Trepçës ne Statutin e ndërmarrjes Trepça sh.a. dolën këto kërkesa sa vijon:
Kërkohet qe te behet ndryshim-plotësimi i Ligjit për Trepçën i cili shihet si pengese për implementimin e kërkesave te parashtruara te punëtoreve te Trepçës.
Draft Statuti i Trepça sh.a. i propozuar nga Bordi i Trepçës të kthehet në pikën zero.
Të garantohet që kërkesat e parashtruara sociale të zgjidhen me ligj paralel me aprovimin e Statutit të Trepça sh.a.
Fizibiliteti në të cilin është bazuar Ligji mbi Trepçën është i papranueshëm andaj kërkohet që të bëhet një fizibilitet në të cilin do të jenë të kyçur edhe ekspertët më eminent të Trepçës dhe Kosovës.
Sipas këtij menaxhmenti kërkohet nga institucionet relevante të Republikës se Kosovës që të shqyrtojnë me seriozitet kërkesat e lartcekura në mënyrë që të shmangen pasojat e veprimeve të paralajmëruara më parë./ Klan Kosova/
Trump thotë se incidenti me të shtëna në Uashington s’do ta ...
Grenell: Trump ishte cak i një sulmi vrasës, e megjithatë më...
Osmani solidarizohet me Trump dhe Zonjën e Parë: Sulm qyqar,...
Sulmi i armatosur, Trump publikon pamjet e kamerave të sigur...
Rama dënon sulmin e armatosur në eventin ku ndodhej Trump: G...
“Kujdes me këto postimet”, Elijona dhe Klodi vaz...