Kasapët në Francë i kanë kërkuar qeverisë t’u sigurojë mbrojtje policore nga aktivistët për të drejtat e kafshëve, me justifikimin se siguria e tyre është e kërcënuar dhe se vegjetarianët po përpiqen të imponojnë mbi kombin një stil jetese pa mish.
Federata franceze e Kasapëve i shkroi Ministrisë së Brendshme një letër, ku thuhet se dyqanet e tyre janë vandalizuar nga vegjetarianët, të cilët, të mbështetur nga vëmendja që u japin mediet, po kërcënojnë sigurinë e biznesit të mishit.
Në letër shkruhet se, 18 mijë kasapët e Francës janë të shqetësuar për pasojat e aksionit vegjetarian ndaj tyre, e shprehin besimin se qeveria do t’i japë fund dhunës fizike, verbale dhe morale që po ushtrohet nga aktivistët e kafshëve, sa më shpejt.
Sulmet ndaj bizneseve që merren me industrinë e mishit janë shtuar së fundmi në Francë, po ashtu si dhe demonstratat e aktivistëve për të drejtat e kafshëve dhe vegjetarianëve në këtë vend.
Nuk janë vetëm dyqanet e mishit dhe peshkut në shënjestrën e vegjetarianëve, por edhe ato të bulmetit. Federata e Kasapëve tha se nuk kërkon oficerë policie para dyqaneve, por që shteti të monitorojë grupet ekstremiste vegjetariane.
Në mars, një vegjetariane u dënua në Francë me 7 muaj “liri me kusht” për jusitifikim terrorizmi, pasi tha se nuk ndiente dhimbje për një kasap të vrarë në një sulm terrorist, pasi ishte thjesht një vrasës. Federata e Kasapëve mendon se, nëse nuk bëhet asgjë nga shteti, nuk do të duhet shumë kohë që vegjetarianët ekstremistë të kalojnë nga vandalizmat te vrasjet./tch/
Eskalon konflikti në Sarandë, plagoset me thikë një person
OEK thirrje Qeverisë për përfshirje në projektet rajonale të...
Sulm me thikë në Londër, raportohet për të lënduar
Goditet kontrabanda në kufi me Serbinë, sekuestrohen 155 kil...
Theret me thikë një i ri në Sarandë
PSRK mirëpret dënimin e Sllobodan Radenkoviq: Vendimi forcon...