Zvicra ka barazuar mbrëmjen e sotme (e mërkurë) kundër Costa Ricas.
Mirëpo, skuadra nën udhëheqjen e Vladimir Petkovic ka siguruar kualifikimin tutje në fazën tjetër të Kampionatit Botëror “Rusia 218” pavarësisht rezultat 2 me 2 kundër Costa Ricas, shkruan portali arbresh.info.
Blerim Xhemaili, i cili zhbllokoi rezultatin duke shënuar golin e epërsisë në minutën e 31′, është njëri nga lojtarët me notën më të lartë te skuadra e Zvicrës. Mesfushori është vlerësuar me notën 7.9, ashtu si bashkëlojtari i tij Embolo që kontribuoi me një asistim.
Granit Xhaka është vlerësuar me notën 7.3, Xherdan Shaqiri me notën 6.2, ndërsa futbollisti tjetër shqiptar Valon Behrami – lojtari me notën më të dobët të ndeshjes, është vlerësuar me notën 6.0.
Sulmuesi i Costa Ricas, Joel Campbell është lojtari me notën më të lartë të këtij takimi (8.5)./arbresh.info/

Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...