“Këshilli Europian rinovon thirrjen e tij ndaj Shteteve të Bashkimit Evropian për t’u përgatitur për të gjitha skenarët” që kanë të bëjnë me Brexit, përfshirë atë të një marrëveshjeje të dështuar.
Kjo është ajo që lexohet në një projekt-konkluzion të samitit të 27 liderëve, që i bën thirrje Britanisë për “qartësi dhe propozime realiste në lidhje me marrëdhëniet e ardhshme”.
Projekti pastaj thekson se “duhet të përshpejtohet puna për të përgatitur një deklaratë politike në kuadrin e partneritetit të ardhshëm” midis BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.
“Nëse do të evoluojë pozita e Britanisë së Madhe – vazhdon ai – BE është gati të rishqyrtojë ofertën e saj”.
Për më tepër, Këshilli Evropian shpreh shqetësimin se asnjë përparim substancial nuk është arritur në zgjidhjen e backstop për kufijtë irlandezë. Kjo është arsyeja pse Këshilli “këmbëngul në nevojën për të intensifikuar përpjekjet në mënyrë që marrëveshja e ndarjes dhe tranzicioni të mund të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur për hyrjen në fuqi në datën e ndarjes”./gsh/
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...