Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka zhvilluar një bisedë telefonike me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Thaçi ka bërë të ditur se me Stolternberg ka diskutuar për finalizimin e procesit të transformimit të FSK-së në ushtri, përcjell arbresh.info.
“Sot zhvillova një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Ne biseduam për domosdoshmërinë e lëvizjes përpara në finalizimin e procesit të transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në një forcë të armatosur shumetnike dhe profesionale. Ushtrinë e Kosovës do ta bëjmë duke u koordinuar gjithmonë me aleatët tanë. HTH”, ka shkruar Thaçi në Facebook./Arbresh
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...