Deputetët e Komisionit për Zhvillim Ekonomik kërkojnë të ndryshohet neni 44 i Ligjit për Automjete me anë të cilit kërkohet mos lejimi i importit të automjeteve më të vjetra se dhjetë vjet.
Ishte deputeti Mërgim Lushtaku ai që kërkoi që të hiqet ky kufizim.
Ai ka kërkuar edhe ndryshimin e nenit 63 të këtij ligji, për shpenzimet e larta për regjistrimin e automjeteve, në këtë rast në procesin e ndërrimit të pronarit.
Propozimin e Lushtakut e ka përkrahur edhe kolegia e tij Sala Berisha -Shala, e cila tha se edhe në aspektin e kontrollit të automjeteve ka shkelje të konkurrencës së lirë.
Por Avdi Kamerolli nga Ministria e Infrastrukturës ka thënë se nuk ka nevojë të bëhet ndryshimi i ligjit për heqjen e përkufizimit të veturave, sepse sipas tij, Kosova shndërrohet në varreza me automjete të kalbura, të cilat rrezikojnë edhe trafikun.
Deputetja nga LDK-ja, Hikmete Bajrami, ka thënë se ndryshimi i nenit 44 për heqjen e kriterit për vjetërsinë e automjeteve duhet të analizohet mirë, ndërsa ka mbështetur ndryshimin e nenit 63 për procesin e regjistrimit të automjeteve.
Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...
Llapi reagon zyrtarisht: Vetëm përfaqësuesit e autorizuar fl...
KQZ-ja është gati për zgjedhje
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes
Aksident në Tiranë, vdes një 42-vjeçar
Klubi i MLS tërhiqet nga gara për Robert Lewandowskin