Në Kuvendin e Maqedonisë sot është dorëzuar vendimi i presidentit Gjorge Ivanov, me të cili ai vendosi veto për Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë.
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi tani ka afat prej 30 ditësh (nga votimi i ligjit për ratifikimin e marrëveshjes) që ta vendos sërish në votim në seancë plenare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas AIM, pasi Xhaferi ta rishikojë vendimin e presidentit Ivanov dhe sipas aktiviteteve të planifikuara në Kuvend, do ta caktojë seancën plenare për votimin e sërishëm të ligjit. Ndërsa paralajmërohet se kjo do të ndodh deri në fund të kësaj ose javës së ardhshme, pasi kryetari i Kuvendit nuk do ta pres fundin e afatit, gjegjësisht 20 korrikun.
Përndryshe, deputetët e Kuvendit të Maqedonisë me 69 vota “për” dhe 40 “kundër” ratifikuan marrëveshjen me Greqinë më 20 qershor, ndërsa të njëjtën ditë u nënshkrua nga kryetari i Kuvendit dhe u dërgua për tek presidenti, i cili sot publikoi vendimin e tij për mosdekretimin e ligjit për ratifikimin e marrëveshjes.
Tani sërish deputetët duhet ta bëjnë lëvizjen e radhës. Për të ratifikuar edhe një herë marrëveshjen për emrin me Greqinë, “pro” duhet të votojnë 61 deputetë, me çka këtë herë presidenti Ivanov sipas Kushtetutës është i detyruar ta nënshkruaj dekretin.
Kusari pret në takim ambasadorin turk, flasin për zbatimin e...
Ra aksidentalisht nga çatia e shtëpisë, vdes 49-vjeçari në S...
OKB: Rreth 8000 vdekje në rrugët e migrimit gjatë vitit 2025
Dy zyrtarë të KEDS-it dyshohen për ryshfet, kërkohet parabur...
Osmani pret Prattipatin, flasin për partneritetin strategjik...
Parandalohet futja e telefonit në Qendrën e Paraburgimit në ...