Agjencia kundër Korrupsionit, gjatë muajit mars të vitit 2018 ka pranuar njoftimin nga 28 institucione, të cilat kanë deklaruar se kanë pranuar dhurata 7 nga këto institucione, ndërsa 21 kanë deklaruar se nuk kanë pranuar dhurata gjatë vitit paraprak.
Sipas AKK-së, Institucionet të cilat kanë dorëzuar kopjet e katalogut të dhuratave gjatë këtij viti për vitin paraprak janë: Presidenca 10 dhurata; Kuvendi i Kosovës 6 dhurata; Zyra e Kryeministrit 32 dhurata; Ministria e Integrimit Evropian 3 dhurata; Universiteti ‘Ukshin Hoti’ Prizren 26; Gjykata Kushtetuese 3 dhurata; Fondi për Sigurimin e Depozitave në Kosovë 1 dhuratë, raporton lajmi.net.
Katalogu i dhuratave Bazuar në Ligjin nr. 04/L-050 si dhe Ligjin Nr. 04/L-228, Institucionet publike duhet t’i emërojnë zyrtarët përgjegjës për mbajtjen e regjistrit të dhuratave. Të gjitha dhuratat e pranuara dhe vlera e tyre përkatëse, si dhe emrat e personave që kanë dhënë dhuratën, duhet të regjistrohen në regjistrin e dhuratave nga personi zyrtar që përcaktohet nga Agjencia dhe që mbahen nga institucioni, në të cilin personi zyrtar ushtron detyrën. Kopjet e katalogëve duhet t’i dërgojnë në AKK jo më vonë se më 31 mars të vitit në vijim.
Të dhënat e specifikuara lidhur me katalogët e dhuratave sipas institucioneve që i kanë dorëzuar kopjet e katalogut në AKK, janë të paraqitura në tabelën e më poshtme.

U tha se Italia do ta zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës – ...
Tërmeti me magnitudë 5.7 godet Greqinë
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më li...
Nisin homazhet në nderim të akademikut Rexhep Qosja
Haxhiu bën homazhe dhe shkruan në Librin e Zisë për Rexhep Q...
Rama për Politico: SHBA-të mund të sulmojnë Iranin nga Shqip...