Drejtori i Kulturës në komunën e Prishtinës, Yll Rugova, në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini foli për ofertën që kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i ka dorëzuar ditë më parë, ish-subjektit të tij politik Vetëvendosjes, për bashkëqeverisje në Prishtinë.
Rugova, që është anëtar i Vetëvendosjes tha se partia e tij ende nuk ka një përgjigje dhe se bashkëqeverisja po vazhdohet ashtu siç ka qenë më herët.
Rugova tha se njëherë për njëherë po bashkëqeverisin mirë.
“Njëherë për njëherë po bashkëqeverisim mirë. Nuk ka asgjë nga VV, po vazhdohet si ka qenë më herët. Akoma vazhdon të jetë ideja e njëjtë”, ka thënë Rugova.
Ndryshe, pas ndarjes së Vetëvendosjes është parë si problematike çështja e numrave në kuvendin komunal të Prishtinës.
Pas kësaj kryetari Shpend Ahmeti i ka dhënë një ofertë për bashkëqeverisje Vetëvendosjes në Prishtinë.
Në këtë ofertë, Ahmeti i ka ofruar VV-së katër drejtori, duke i ofruar mundësinë e zgjedhjes së drejtorisë së katërt në mes të Drejtorisë së Shërbimeve Publike ose Drejtorisë së Administratës, të cilën e udhëheqë drejtori Muhedin Nushi.
Ndryshe, në rast të arritjes së marrëveshjes në mes PSD-së dhe VV-së për bashkëqeverisje atëherë ndarja e drejtorive në Komunën e Prishtinës do të jetë si vijon: ” PSD – 3 drejtori, AKR – 3 drejtori, AAK – 3 drejtori, LB – 1 drejtori, Alternativa – 1 drejtori dhe VV – 4 drejtori.
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete...
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...
Tërmeti 4.8 ballë që goditi Kosovën, pamjet që tregojnë se s...