Mediat franceze raportojnë se Gianluigi Buffon do të nënshkruajë me Paris Saint-Germainin javën e ardhmes, menjëherë pasi të mbyllet periudha e Financial Fair Play për kampionin francez.
40-vjeçari vendosi ta braktisë Juventusin pasi kontrata i mbaroi në fund të këtij sezoni, por do të vazhdojë të luajë duke hedhur poshtë mundësinë të pensionohet.
Ka kohë që flitet se ai ka arritur marrëveshje me PSG-në, por deri tani nuk ka ndonjë njoftim zyrtar.
Por, RMC Sport raporton se Buffon vërtet ka arritur marrëveshje dyvjeçare me PSG-në, megjithëse ende s’e ka nënshkruar kontratën.
PSG dëshiron të shesë lojtarë – përfshirë Javier Pastoren në Romë – para se të nënshkruajë me Buffonin, në mënyrë që të mos i shkel rregulloret e FFP.
Si pasojë, Buffon do të zyrtarizohet vetëm pas 30 qershorit.
OVL-UÇK përkrah protestën e studentëve në Shkup: Mbrojtje e ...
Trump: Irani mund të shkatërrohet brenda një nate
KRU Prishtina: Deri nesër “Dardania” mbetet pa ujë
Akademia e Shkencave e Shqipërisë në mbështetje të studentëv...
Nuk ka minuta për Zhegrovën, Juventusi merr fitoren e radhës...
Trump flet për misionin e shpëtimit të pilotit: Shfaqje e ja...