Një grua është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj ku ishte rrethuar nga 82 qen të racës ‘chihuahua’.
Zyrtarët mbetën të tronditur pasi gjetën kafshët dhe kanë filluar të hetojnë për vdekjen e pashpjeguar të gruas pasi ajo kontraktoi një infeksion pas një aksidenti në shtëpi. Ajo u dërgua në spital ku humbi jetën. Kafshët kishin mbushur çdo cep të shtëpisë në Birmingham, që u përshkrua si e pistë.
Inspektorët besojnë se të gjithë këlyshët janë pasardhësit e dy qenve të quajtur Blue dhe Tinkerbell, të cilët lindën shumë gjatë katër viteve të fundit. Pasi u ushqyen nga njerëzit dhe jo nga nëna e tyre, qëntë rezultuan të kishin probleme serioze të sjelljes dhe ishin jashtëzakonisht agresivë e të pakënaqur.
Fondacioni i kafshëve tha në fillim se gruaja kishte rreth 30 qen, por kur inspektorët arritën, u tronditën kur panë 82 brenda.
Corriere dello Sport: Kosova për histori – shteti i vogël ën...
Rama pret përfaqësueset e Institutit për Krimet e Luftës, di...
Vrasja e 2023-ës në Dragodan, ekspertja thotë se veprimet e ...
“Në këto momente është pak negativiteti në kokë, por t...
Shtëpia e Bardhë: Lufta po shkon ‘me sukses dhe sipas ...
Babai Ervis Martinajt paraqitet në Gjykatë: Djali im u vra n...