Pas disfatës kundër Kroacisë, gjithçka po ndodh brenda dhomave të zhveshjes së Argjentinës
U raportua se lojtarët do të kërkojnë përjashtimin e trajnerit Jorge Sampaoli, edhe pse presidenti i federatës, Claudio Tapia, ka mohuar gjithçka.
Mjedisi albicelest në këto momente është si një fuçi baruti, por ekziston ndeshja themelore kundër Nigerisë për t’u luajtur në 48 orë.
Si mund të bëhet një grup në këto raste? Bërthama e fortë e dhomës së zhveshjes, ose senatorët (kryesuar nga Messi dhe Mascherano) i kanë “rekomanduar” shumë gjëra Sampaolit.
Sipas “Il Corriere dello Sport”, në të vërtetë, Argjentina do të shkojë me modulin e tretë të ndryshëm në ndeshjen e tretë të këtij Botërori, kundër Nigerisë. Jashtë formacionit startues do të mbesin Caballero, Aguero, Meza dhe Acuna. Brenda tij Armani, Banega, Higuain dhe Di Maria.
Ky do të ishte një modul i përshtatshëm për Lionel Messin, i cili do të rimarrë skemën taktike, me të cilën luan te Barcelona. Për më tepër, në konferencën e djeshme për shtyp, Javier Mascherano nuk u fsheh aq shumë: “Në të gjitha ekipet e botës lojtarët japin mendimin e tyre, ata e bëjnë zërin e tyre të dëgjohet me trajnerin, sepse në fund ne shkojmë të luajmë në fushë…”
Kurti merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës për investime...
Këta janë kandidatët me më së paku vota pas 20% të numrimit ...
Irani dhe Izraeli ndalin sulmet, Trump thotë se marrëveshja ...
Ushtari kosovar nderohet me çmime prestigjioze në ShBA
Gjyqtarit nga Somalia në Kupën e Botës i ndalohet hyrja në S...
27-vjetori i marrëveshjes që shënoi fundin e luftës në Kosov...