Këshilli i Bashkimit Evropian ka zgjatur mandatin e Përfaqësueses Speciale në Kosovë, Nataliya Apostolova, deri më 29 shkurt 2020, raporton Gazeta Alo.
“Mandati i Nataliya Apostolovës si Përfaqësuese Speciale e Bashkimit Evropian është zgjatur për 20 muaj, deri më 29 shkurt 2020,” bënë të ditur Bashkimi Evropian.
Apostolova u emërua si Përfaqësuese Speciale më 4 gusht 2016.
Për 20 muaj janë vazhduar edhe mandatet e përfaqësuesve special të BE-së në Azinë Qendrore, Bririn e Afrikës, Sahelin, Kaukazin Jugor dhe krizën në Gjeorgji.
Mandati i përfaqësuesit të Bosnje dhe Hecegvinës u vazhdua për 14 muaj.
Përfaqësuesit Specialë promovojnë politikat dhe interesat e BE-së në rajone dhe shtete të caktuara, si dhe çështje me interes të veçantë për BE-në.
Ata luajnë një rol aktiv në konsolidimin e paqes, stabilitetit dhe sundimit të ligjit. Përfaqësuesit e parë të BE-së u emëruan në vitin 1996.
Aktualisht, tetë Përfaqësues Special mbështesin punën e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini.
Këto janë gjashtë të lartpërmendura dhe përfaqësues të posaçëm për të Drejtat e Njeriut dhe procesin e paqes në Lindjen e Mesme./Gazeta Alo/
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë,...
Homazhet për Qosjen, Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë
Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë...
Haxhiu: Eliot Engel nuk heshti për Kosovën në kohët më të vë...
Kuvendi mblidhet në seancë solemne për kongresmenin Eliot En...
Inspektorati i Punës godet shkeljet në ndërtimtari, 13 ndali...