Brigitte Nielsen dhe Mattia Dessì njoftojnë revistën “People” se ata janë bërë prindër.
Pas postimit me barkun e rrumbullakosur në Instagram, ku aktorja 54-vjeçare njoftoi shtatzëninë e saj, ajo tani është bërë nënë.
Frida ka ardhur në jetë në një klinikë të Los Anxhelosit. Ajo gëzon shëndet të plotë dhe peshon rreth 2 kg e gjysmë.
Për ish-partneren e Sylvester Stallone, e cila tashmë ka katër djem (Julian Winding, Killian Marcus Nielsen, Raoul Ayrton Meyer Jr., Douglas Aaron Meyer) ishte një marrëdhënie ndryshe, kjo me bashkëshortin aktual 15 vite më të ri dhe vajza erdhi në jetë falë dëshirës më të madhe nga të dy për të pasur fëmijë.
“Ishte një udhëtim i gjatë, por ia vlen, nuk kam qenë kurrë kaq shumë e dashuruar”, tha Brigitte.
Trump thotë se incidenti me të shtëna në Uashington s’do ta ...
Grenell: Trump ishte cak i një sulmi vrasës, e megjithatë më...
Osmani solidarizohet me Trump dhe Zonjën e Parë: Sulm qyqar,...
Sulmi i armatosur, Trump publikon pamjet e kamerave të sigur...
Rama dënon sulmin e armatosur në eventin ku ndodhej Trump: G...
“Kujdes me këto postimet”, Elijona dhe Klodi vaz...