Fitorja e Zvicrës me Serbinë dhe festimi me simbolin e shqiponjës nga ana e dy futbollistëve Granit Xhakës dhe Xherdan Shqirit ka nxitur reagime të shumte.
Më të irrituar kanë qenë dhe mediat serbe të cilat e kanë cilësuar si provokim festimin e dy lojtarëve me orgjinë shqiptare.
Së fundmi mediat kryesore serbe kanë sulmuar dhe ish zëdhënësen e Federatës Shqiptare të Futbollit, Jona Dervishin, e cila në një intervistë për “Presheva Jonë”, ka folur për ndeshjen e së premtes.
“Nuk ishte një ndeshje normale, por një ndeshje për krenari. Shqiponjat Shqiptare luftuan nën petkun e quajtur ‘Zvicër’! Dhe arritën të fluturonin lart duke i dhënë Serbisë mesazhin se, ne luftojmë me paqe e jo me luftë!..
Thellë në shpirt, jam e bindur se një ditë do të luajmë nën një flamur të vetëm dhe të gjithë futbollistët tanë nga Gadishulli Ilirik, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia do të jenë në një kombëtare, natyrisht nuk mund ta mendoj Kombëtaren as pa Luginën e Preshevës”, është shprehur Dervishi, ndërsa kjo deklaratë e saj cituar në të gjitha mediet serbe.
Një deklaratë që ka bërë jehonë në mediat serbe të cilat kanë theksuar se drejtuesja e FSHF-së (edhe pse Jona Dervishi po largohet nga ky Insitutcion) i ka hedhur benzinë zjarrit.
Si të veproni gjatë tërmetit? Autoritetet dalin me rekomandi...
Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në Kanada, 9 të vdek...
Gjykimi në Hagë, sot deklaratën përmbyllëse e bënë mbrojtja ...
Kuvendi mblidhet sot për konstituimin e legjislaturës së dhj...
Moti të mërkurën: Vranësira të shpeshta dhe reshje lokale sh...
Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...