Me ftesë të Zëvendëskryeministrit të Parë dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, një grup i kryeredaktorëve, gazetarëve dhe foto-reporterëve të akredituar pranë selisë së Kombeve të Bashkuara në New York për disa nga mediat më të rëndësishme ndërkombëtare do të vizitojnë vendin tonë.
Grupi, në përbërje nga Foreign Policy, Al Jazeera, UN Insider, Deutsche Welle, The Guardian dhe media të tjera do të qëndrojë për disa ditë në Kosovë; do të ketë takime të nivelit të lartë me udhëheqësit e vendit, ata të nivelit lokal, si dhe do të vizitojë pjesët më të rëndësishme historike, trashëgimisë kulturore dhe asaj turistike.
Qëllimi i kësaj vizite është, që mediat ndërkombëtare të përcjellin nga afër zhvillimet dhe progresin që është bërë në vend, që nga shpallja e Pavarësisë dhe në një kohë kur janë shtuar përpjekjet diplomatike për anëtarësimin e plotë dhe të barabartë të Kosovës në Kombet e Bashkuara.
“Afirmimi i Kosovës si një storie suksesi e partneritetit mes Institucioneve tona dhe atyre perëndimore dhe promovimi i një imazhi sa më të mirë të vendit në marrëdhëniet me jashtë ka qenë njëri nga prioritetet kryesore të Ministrit të Punëve të Jashtme, z. Pacoli, gjë për të cilën ai është angazhuar fuqishëm që nga pranimi i mandatit”, thuhet në njoftimin e MPJ-së drejtuar mediave.
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...