Sot do të zhvillohet ndeshja Zvicrës dhe Serbisë, një sfidë që pitet të sjell shumë polemika për vet faktin që në fushë do të zbresin katër shqiponja.
Mediat serbe kanë ditë që flasin rreth futbollistëve shqiptarë e kanë bërë edhe sot, kësaj here e kanë kapur me Xherdan Shaqirin dhe Valon Behramin.
Shaqiri është shfaqur në stadiumet e Moskës me këpucët ku përveç flamurit të Zvicrës është i stampuar edhe ai i Kosovës dhe për këtë serbët janë ankuar.
“Pyetja është nëse FIFA do të lejojnë një gjë të tillë si dhe tifozët me flamurin e të ashtuquajturës Shqipëri e Madhe”, shkruan Kurir.rs.
Një tjetër raportim i bërë nga Kurir është se edhe Valon Behrami është duke i përgatitur për provokim.
Në dorën e martë mbrojtësi shqiptar ka të stampuar Flamurin e Kosovës, në të djathë Flamurin e Shqipërisë, ndërsa në gjoks stemën e Zvicrës. Nëse Shaqiri mund t’i ndërrojë këpucët, atëherë çfarë do të bëjë Behrami?


Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit